Festat

Përvjetorët, festat kombëtare lokale, dhe ato tradicionale, plotësojnë jetën shpirtërore dhe kulturore në shkollën tonë. Rëndësi i japin sidomos festave kombëtare, me synimin të mbahet e përforcohet ndjenja atdhedashurisë dhe e krenarisë kombëtare. Këto shoqërohen edhe me punë kërkimore, siç ka qenë rasti i përvjetorit të nëntëdhjetë të Kongresit të Lushnjës. Në këtë veprimtari dinjitoze Y.Myftiu aktivizon dhe vetë nxënësit me trajtesa të veçanta.

Festat Kombetare28-29 Nëntori. Është një festë, dy në fakt, që nisin pjesëmarrjen emocionale në radhë të parë. Kjo shoqërohet te ne me një tubi veprimtarish artistike e sportive, në biseda për njohjen e historisë kombëtare, rolin e Rilindjes dhe të figuara të shquara.

Kongresi i Lushnjes Kjo ngjarje me rëndësi kombëtare te ne pritet me interes dhe veprimtari me vlera të spikatura. Dhe drejtoria e shkollës e vlerëson si një ngjarje që lidhet drejtpërdrejt me historinë kombëtare dhe të komunitetit. Me rastin e 90 vjetorit shkolla jonë kreu një veprimtari tepër dinjitoze për përmbajtjen, pjesëmarrjen e nxënësve në përmbajtje dhe organizimin e përkryer.

Festimi i 7 dhe 8 Marsit shërbejnë gjithnjë si një veprimtari sa festive, me theks kombëtar, aq edhe si nxitje e mobilizim për nxënësit, për një qëndrim më të mirë ndaj mësimit. Ato shoqërohen gjithnjë me konkurse, spektakle ku nxënësit janë hartues dhe interpretues.

Festa e Abetares. Këtë e kemi shndërruar gjithnjë si pikënisje për një mjedis të ngrohtë për vogëlushët, si dhe për rrugëtimin drejt dijes. Gjithnjë janë pritur me interes dhe mësueset përkatëse të C.U i kanë bërë të vetdijshëm fëmijët për aftësitë e tyre mendore, krijuese dhe interpretuese. Edhe komuniteti i prindërve i ka pritur me interest ë veçantë edhe nëpërmjet transmetimit ne RTV 4+. Veçanërisht dy vitet e fundit spektaklet e tyre kanë qënë të mrekullueshëm. Një fakt: Nxënësit e klasës së pestë, aktualisht, veprimtaritë e e spikatura artistike i kanë pikërisht nga kjo festë mbresëlënëse nga spektakli i festës së abetares.

Kontakt

Ju mund te kontaktoni me ne duke ndjekur nje nga menyrat e meposhtme te komunikimit:

Web: www.nenshkruesipavaresise.com
Email: info@nenshkruesipavaresise.com
Tel: 069 20 85 172
Adresa: Lagja "18 Tetori" , Lushnje

Ndajme me te tjeret