- Mesazhe
- Arritje dhe Sfida
- Aktivitete Shkollore
Historiku i shkolles
Në nëntor te vitit 2001 filloi investimi dhe organizmi i një veprimtari të dendur për sensibilizimin e komunitetit. Ndërkohë u krijua një bërthamë me njerëz me ide, dhe të spikatur në fushën e arsimit . U këshillua dhe u sigurua përkrahja e intelektualeve. Hapi i dytë ishte më i lehtë në dukje: zgjedhja e kampusit. Ai mund të gjendej lehtë dhe u gjet, ish shtypshkronja. Por në një pozicion të përshtatshëm, e mbrojtur, larg zhurmave. Sigurisht si një stacion i përkohshëm.
Megjithatë, u bë një punë e sforcuar dhe e paimagjinueshme që solli atë mjedis në lokal shkollor të përshtatshëm, funksional, të këndshëm. Përkudesja e tretë: përzgjedhja e mësuesve. Këtu u bë kujdes i veçantë: duheshin mësues me përvojë, por edhe të aftë për të përballuar ngarkesën, si barrë e rëndë, e paprovuar sfiduese në ide dhe organizimi praktik. Si do të pritej kjo shkollë e re, e para si veprimtari private në një fushë, si ajo arsimore, kur shkollat publike po kalonin një krizë të theksuar. Dhe u prit mjaft mirë. Publiciteti i drejtpërdrejtë, konkret, premtues, bëri punën e vet. Besimi e komunitetit i sendërtua në regjistrimet që u bënë në shtator të vitit 2002.
Mendime
Studjoj ketu qe prej fillimit dhe jam shume i kenaqur me rezultate e arritura. Stafi i mesuesve eshte i kualifikuar, me njerezt te kulturuar dhe te duruar.
Mirlind Koci
Me peqlen ketu. Ambienti i shkolles eshte i qete dhe i paster, dhe gjen hapsire per te kryer aktivitete te ndryshme shkollore.
Evelina Koci
Ketu eshte shume mire. Mesuesja eshte shume e mire me mua.
Alteo Alushi