Nxenesit

Shkolla “Nënshkruesi i Pavarësisë Nebi Sefa” është institucion arsimor me vizion bashkëkohor. Si i tillë, te ne bëhet kujdes i veçantë për mirëtrajnimin e nxënësve, në këto aspekte;

- Nxënësve u ofrohet mësim modern, me medota bashkëkohore, që zbatohen me kërkesa rigoroze dhe në mënyrë krijuese.
- Ruhet i pacënuar integriteti i nxënësve në tërë harkun e kohës që studiojnë këtu.
- Përkrahen dhe nxiten që të shfaqin lirisht mendimet, sugjerimet dhe kërkesat e tyre, drejtpërdrejt ose nërpërmjet mësuesve kujdestarë dhe organizatave të tyre: si senati i shkollës, kujdestarët e klasave etj.
- Përkrahen dhe nxiten që të marrin pjesë në gara të fushës së dijes, të artit, fiskulturës etj
- Sigurohet bashkëpunim i vazhdueshëm dhe i frytshëm me RTV4+, ku fëmijët tanë janë të suksesshëm edhe si drejtues emisionesh.
- Këshillohen sidomos maturantët në përzgjedhjen e fakultetit, duke pasur parasysh aftësitë, meritatdhe mundësitë e tyre.
- Vetëveprimi i tyre shpaloset sidomos në lëvizjet e ndryshme “ Unë di dhe jam i aftë të bëj” si dhe “ Klasa Elitë” . Këto veprimtari i kanë dhënë vlera të spikatura komunitetit tonë.
- Standardet e shkollës sonë në kujdesin për shëndetin, jetën, rregullin në mësim, pushim e argëtim, transport, janë të niveleve shumë të larta.

Kontakt

Ju mund te kontaktoni me ne duke ndjekur nje nga menyrat e meposhtme te komunikimit:

Web: www.nenshkruesipavaresise.com
Email: info@nenshkruesipavaresise.com
Tel: 069 20 85 172
Adresa: Lagja "18 Tetori" , Lushnje

Ndajme me te tjeret