Programet Mesimore

Shkolla jonë në tërë veprimtaritë e saj zbaton planet dhe programet e miratuara nga MASH-i.
Njëkohësisht, në vartësi të veçorive dhe kërkesave të nxënësve, sipas grupmoshave, ne zbatojmë mësime plotësuese, orë shtesë. Këto zhvillohen edhe në marrëveshje me komunitetin e prindërve dhe me kërkesat e tyre, krahas objektivave që ka vetë shkolla.
Në arsimin parashkollor zbatohen “Standartet e përmbajtjes dhe të arritjes”.
Në arsimin e klasave të ulëta, mësuesit punojnë sipas kërkesës bashkëkohore :” mësim me nxënësin në qendër”, gjë që nxit vetëveprimin e nxënësve dhe përftimin e njohurive të qëndrueshme.
Gjithashtu, në lëndë të ndryshme zbatohet edhe të mësuarit problemor, mësimi kritik në lëndët shoqërore, puna në grup, mësimi me anë të projekteve, i cili këtë vit u zbatua në shkollën tonë dhe u mirëprit nga nxënësit.
Mësimi i gjuhës angleze zhvillohet që në klasën e parë. Për këtë kemi siguruar gjithë bazën e nevojshme materiale.
Gjuha italiane dhe gjermane fillojnë në klasën pestë. Informatika, si komponent i rëndësishëm i së ardhmes, bën pjesë që në klasën e pestë.

Kontakt

Ju mund te kontaktoni me ne duke ndjekur nje nga menyrat e meposhtme te komunikimit:

Web: www.nenshkruesipavaresise.com
Email: info@nenshkruesipavaresise.com
Tel: 069 20 85 172
Adresa: Lagja "18 Tetori" , Lushnje

Ndajme me te tjeret