Vendodhja

Ku jemi të vendosur në qytetin e Lushnjës?

Aktualisht jemi vendosur në pjesën veriore të qytetit. Ky mjedis dhe ndërtesa u riparuan dhe u përshtatën më së miri për një institucion arsimor. Klasat mësimore, kabinetet , shtesat në ndihmë të mësimit e të kushteve jetësore , lokali për ushqime të çastit , mensa etj, plotësojnë maksimalisht kushtet e jetesës së një komuniteti të konsiderueshëm. Por duhej një mjedis bashkëkohor, që të harmonizonte veprimtarinë mësimore rigoroze me atë që kërkon dhe kushtëzon një jetë të këndshme, relaksuese në përshtatje me moshën e fëmijve dhe të adoleshentëve. Ky është vizioni përparues. Së afërmi veprimtaria mësimore do të zhvendoset në një mjedis tjetër. Kampusi që po ndërtohet me këmbëngulje dhe i përshpejtuar, është në vendin e përshtatshëm të qytetit tonë. Në hyrje të qytetit, kur rrugëton nga Tirana, çdo kush përqëndrohet në anën e djathtë të autostradës. Në perëndim të kodrave të veshura me ullinj, 200 m në perëndim të autostradës, po formësohet një ndërtesë e çuditshme, në formë trekëndore. Po të afrohesh e të jesh kureshtar, do të të thonë për këtë projekt, i rrallë dhe i vetmi për një shkollë që plotëson të gjitha kushtet për një veprimtari mësimore dhe edukative . Ai mjedis bën kontrast me çdo shkollë tjetër publike dhe jo publike , për përshtatshmërinë e tij në funksion të mësimit.

Kontakt

Ju mund te kontaktoni me ne duke ndjekur nje nga menyrat e meposhtme te komunikimit:

Web: www.nenshkruesipavaresise.com
Email: info@nenshkruesipavaresise.com
Tel: 069 20 85 172
Adresa: Lagja "18 Tetori" , Lushnje

Ndajme me te tjeret